
Zëvendëstrajneri i Egnatias, Julian Brahja, foli për MCN TV, pas barazimit me Skënderbeun.
Brahja deklaroi se goli erdhi në një moment shpërqendrimi, ndërsa shtoi se mendon se nuk kishte nënvlerësim nga lojtarët.
Nuk mendoj se ishte nënvlerësim, pasi Skënderbeu ka zhvilluar ndeshje të mira. Ishte një moment shpërqendrimi. Ajo ndalesë e lojës ndikoi disi pas u ftohën lojtarët. Skënderbeu e rriti lojën në pjesën e dytë. Arritën të barazonin dhe ne nuk kishim më minuta për të bërë diçka.
Ky shënim i shpejtë i golit nga ne është dhe mirë edhe keq. Ul disi grintën dhe i jep mundësi kundërshtarit të bëhet më shumë agresiv.



