Zyrtare, Holanda firmos me trajnerin e ri

Zyrtare, Holanda firmos me trajnerin e ri

Ishte përfolur prej kohësh, por vetëm ditën e sotme ka ardhur zyrtarizimi. Roland Koeman do të rikthehet në stolin e Holandës.

Vetë federata holandeze e ka bërë të ditur lajmin ditën e sotme, ku njoftojnë se Koeman do të marrë drejtimin e “tulipanëve” pas Botërorit të Katarit në fund të vitit.

Pak ditë më parë, trajneri aktual, Luis Van Gaal zbuloi se kishte probleme shëndetësore dhe ka kancer në prostatë.

70-vjeçari do të drejtojë Holandën në Kupën e Botës që do të nisë në nëntor dhe më pas do të largohet për t’i lënë vendin Koeman i cili ka firmosur kontratën deri në 2026. Koeman ishte trajneri i Holandës një vit e gjysmë më parë, ndërsa u largua për t’u bashkuar me Barcelonën, por aventura në Spanjë u mbyll para kohe dhe tani teknik holandez do të rikthehet sërish në stolin e Kombëtares.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy