Oblak afër rinovimit me Atleticon

Oblak afër rinovimit me Atleticon

Atletico Madridi gjithmonë është treguar fanatik ndaj lojtarëve cilësorë që i kanë dërguar në qiellin e shtatë kryeqytetastit sidomos në sezonin e kaluar.   

Puna tek ‘’ Los Rojiblancos ‘’ ka filluar me kohë dhe një ndër prioritetet e tyre është qëndrimi i gardianit Jan Oblak i cili konsiderohet një emblemë poshtë tre shtyllave . Paraqitjet tek Atletico Madridi e kanë ndihmuar sllovenin për tu cilësuar si një ndër portierët më të mirë në botë dhe ky fakt s’mund ti shpëtonte drejtuesve respektivë të cilët janë afër rinovimit me 28 vjeçarin .

Drejtori sportiv Andrea Berta është përfshirë me shumë seriozitet në këtë çështje sepse është jetike për mbarëvajtjen e portës në të ardhmen. 

Transferimi nga Benfika në Madrid në merkaton e 2014-tës ia ka ndryshuar totalisht rrjedhën e karrierës Jan Oblak-ut dhe njëkohësisht e ka shëndërruar në një ndër lojtarët më të mirë të historisë shumëvjeçare të ‘’ Los Colchoneros ‘’.

7 sezone me fituesit e La Ligas  i kanë dhënë mundësinë për të treguar cilësitë dhe i ka plotësuar me përpikmëri kërkesat e Diego Simeones  në 322 ndeshje në të cilat ka pësuar 233 gola dhe në 165 të tjera e ka mbajtur portën e paprekur.

Nga një skuadër e këtij niveli  sigurisht që pritej ky hap sepse ka ardhur në përmirësim vit pas viti dhe falë figurave ka kapërcyer barrierat në çdo ndeshje duke treguar shumë profesionalizëm dhe asnjëherë nuk e ka ulur kokën pavarësisht momenteve delikate .

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy