
Trajneri i Shqipërisë, Edoardo Reja, ka folur në konferencë për shtyp, para sfidës mes Islandën në Ligën e Kombeve. Tekniku kuqezi, deklaroi se Shqipëria duhet ta tregojë në fushë se është favorite e grupit, me mungesën e Rusisë.
Reja foli edhe për mungesat, duke thënë se ato do të ndihen, por ka besim te ata që do i zëvendësojnë.
Që nga momenti që kam nisur me ndeshjen me Islandën, kemi pasur një rritje cilësore, por edhe në rezultate. Jemi këtu për të arritur diçka më të mirë. Padyshim që sa më shumë zhvillohesh, aq më e vështirë bëhet për të arritur gjendjen optimale maksimale. Padyshim që të gjitha ekipet që janë në këtë grup si Izraeli si Islanda pretendojnë që të jenë favorite me largimin e Rusisë. Megjithatë kjo e gjitha do tregohet në fushë dhe ne duhet të bëjmë gjënë më të mirë, për të treguar që jemi favorit jo vetëm në mendim, por edhe në fushë.
Islanda është një skuadër e fortë, pavarësisht zhvillimeve është një skuadër fizikisht shumë e fortë. Ka kryesore luftën në ajër dhe duhet të jemi të kujdesshëm në çdo detaj, do mundohemi të bëjmë më të mirën, por nuk ka favorit në fushën e lojës duhet të bëjmë më të mirën.
Mungesat? Unë jam përpjekur të bëj një grup prej 24 ose 25 lojtarësh që të jenë në nivel të lartë dhe ia kemi dalë, mund të them që mungesa e këtyre lojtarëve ndjehet, por kemi një grup të mirë që i zëvendëson. Nuk kemi Uzunin nuk kemi Baren, por kemi Abrashin, kemi Asllanin, Bajramin dhe besoj që kemi një grup të mirë që nuk do na bëjnë ta ndjejmë mungesën e këtyre lojtarëve.



