
Sezoni aktual nuk po e shoqëron ashtu siç duhet sulmuesin Luis Muriel . Golashënuesi i Atalantës nuk ka shkuar më tepër se 3 gola dhe 4 asiste në 12 ndeshjet e zhvilluara me bergamaskët , statistikë jo e mirë duke marrë parasysh nivelin në sezonin e shkuar .
Pavarësisht se mbetet një ndër sulmuesit më të mirë të Serisë A, një fakt i tillë nuk i ka shpëtuar Gian Piero Gasperinit i cili ka mbetur i pakënaqur më një ndër nxënësit më të mirë të tij .
Megjithatë 30 vjeçari është një element kyç për mbarëvajtjen e ofensivës i cili gëzon një bashkpunim perfekt me bashkombasin Duvan Zapata, lojtarë që i kanë dhënë shumë bergamaskëve në vitet e fundit .
Duke ditur rëndësinë e Luis Muriel në 11-shen e Gian Piero Gasperinit , drejtuesit e ‘’ La Deas ‘’ kanë filluar punën për ta mbajtur më gjatë në ‘’ Gewiss ‘’ sepse sipas ‘ Calciomercatos ‘ të dyja palët kanë bërë një punë për tu duartrokitur deri më tani dhe nuk duan ta ndërpresin progresin sepse faza e dytë do të jetë vendimtare për Atalantën e cila është në lojë edhe për kualifikimin për në turin tjetër në Champions League .
Problemet fizike nuk i kanë premtuar shumë ishi-t të Fiorentinës , arsye që nuk e ka lejuar të aktivizohet më tepër se 450 minuta në sezonin aktual dhe kreu i pankinës shpreson se situata e tij do të ndryshojë në ndeshjet e ardhshme , ndër të cilat më e rëndësishmja është ajo e Bergamos të mërkurën në mbrëmje kundër Villarealit .
Për Atalantën nuk shërben asnjë rezultat tjetër përveç fitores dhe Gian Piero Gaseprini shpreson që djemtë e tij të bëjnë detyrën pavarësisht se ‘’ Nëndetësja e Verdhë ‘’ mbetet një kundërshtar i paparashikueshëm .



