Miqësoret me Kosovën, Shqipëria U-17 publikon listën e lojtarëve

Miqësoret me Kosovën, Shqipëria U-17 publikon listën e lojtarëve

Shqipëria U-17, do të zhvillojë dy miqësore me moshatarët e Kosovës, ndeshje që do të luhen në qytetin e Kukësit.

Këtë të hënë, trajneri i kuqezinjve, Ardi Behari, ka publikuar listën e lojtarëve që do të grumbullohen.

Për këto ndeshje Behari ka ftuar 22 futbollistë dhe dhjetë prej tyre luajnë në ekipe shqiptare, ndërsa pjesa tjetër vijnë nga jashtë, nga klube të ndryshme si Juventus, Olympiacos, Genoa apo Crystal Palace.

Kombëtarja U-17 do të grumbullohet pasditen e së hënës në Kukës, ku edhe do të kryejë seancën e parë stërvitore. Sa i përket programit të ndeshjeve, miqësorja e parë me Kosovën U-17 zhvillohet më 14 tetor, duke nisur nga ora 14:00. Dy ditë më pas, më 16 tetor nga ora 11:00, do të luhet edhe miqësorja e dytë.

Këto teste janë të rëndësishme për Shqipërinë U-17, në prag të kualifikueseve të Euro 23/24 për këtë grupmoshë. Kuqezinjtë janë pjesë e grupit 5 me Portugalinë, Çekinë dhe Malin e Zi. Ndeshjet do të zhvillohen në periudhën 15-21 nëntor 2023.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy