
Dennis Dowouna nuk është më pjesë e Skënderbeut. Mesfushori është larguar nga korçarët dhe do të vazhdojë karrierën në SHBA.
Ganezi është transferuar te Miami FC, që militon në USL Championship. 21-vjeçari nuk gjeti shumë hapësira te Skënderbeu këtë sezon dhe ka vendosur të largohet.
Dowouna u aktivizua me fanellën e Skënderbeut në 45 ndeshje, teksa u bashkua me bardhekuqtë në merkaton e verës së 2020, madje arriti të shënojë edhe 1 gol sezonin e kaluar.



