Real Madridi, gjen mesfushor tek Freiburgu

Real Madridi, gjen mesfushor tek Freiburgu

Gjatë merkatos së verës Real Madridi parashikohet se do të jetë një ndër protagonistët. 

Sezoni aktual nuk ka rezultuar ashtu siç pritej për ‘’ Galaktikët ‘’ të cilët së fundmi janë eleminuar nga Champions League. 

Dihet se tek kryeqytetasit priten ndryshime në çdo repart, duke filluar nga stoli. 

Drejtuesit po lëvizin me shpejtësi gurët për të gjetur elementët e duhur për vijimësinë, detyrë e cila s’do të jetë aspak e lehtë. Johan Manzambi i është shtuar listës së kryeqytetasve, pjesë e Freiburgut. 

Mesfushori me vetëm 20 vite mbi supe ka treguar aftësitë në Bundesligë, një ndër kampionatet më të rëndësishëm të kontinentit të vjetër. 

Thuhet se ky interes do të analizohet me kujdes nga zviceriani i cili sipas ekspertëve është krahasuar me Paul Pogban. 

Mënyra e lojës ofron një lloj garancie për ‘’ Galaktikët ‘’, ekip tek i cili gjithsesi presioni është shumë i madh.

 Megjithatë, një transferim në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ mund të përkthehet në fitimin e titujve në vijimësi. 

Ecuria premtuese edhe në sezonin e dytë me Freiburgun meriton të merret në konsideratë, e shoqëruar deri më tani me 4 gola dhe 2 asiste në 30 sfida.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy