
Zviceriani Denis Zakaria është një ndër të shumtit lojtarë që e përfundon kontratën në 30 qershor dhe skuadrat me emër kanë filluar planin për ta bërë e tijin.
Manchester United i ka hedhur hapat i pari në lidhje me 25-vjeçarin por oferta e "Djajve të Kuq" konceptohet si qesharake nga Borussia Monchengladbah. Vetëm 10 milionë euro kanë menduar britanikët për Denis Zakarian, i cili ka bërë shumë mirë në Bundesligë, por pas dere qëndron edhe Liverpooli, Interi dhe Barcelona.
Përpara këtij interesi, gjermanët e dinë shumë mirë se mund ta humbasin në çdo rast yllin e tyre pavarësisht se oferta konsiderohet inferiore në krahasim me kontributin e Denis Zakarias.
Megjithatë, skuadra si përshembull Borussia Monchengladbahu nuk shquhen për lëvizje të bujshme gjatë merkatove dhe për këtë fakt po e mendon seriozisht fuqizimin e arkave për të evituar largimin me parametër zero të mesfushorit nga Gjeneva.
Mundësia që i është ofruar sigurisht që s’mund të kalohet pa një analizë të detajuar sepse "The Red Devilsat", pavarësisht se nuk e kanë shkëlqimin e dikurshëm janë një ekip që meriton respekt dhe për Denis Zakaria që është aktivizuar me skuadra të dorës së dytë është padyshim interesi më i rëndësishëm deri më tani.
2 gola dhe 2 asiste në 16 ndeshje ka mundur të arrijë ky lojtar që konsiderohet një emblemë në 11- shen e Adi Hutter dhe 20 herë kampionët e Premier Leagues e duan në "Old Trafford".



