Për ekipin e Lazio-s, që e nisi me pretendime për titull kampionatin post koronavirus, mund të thuhet se është në një minikrizë. Kryeqytetasit e drejtuar nga Inzaghi kanë marrë sonte humbjen e tretë në katër ndeshjet e fundit, pasi janë mposhtur 2-1 me përmbysje nga Lecce.
Pas një goli të anuluar me VAR për vendasit, në minutën e 5 Lazio do të kalonte në avantazh me Felipe Caisedo-n. Gjithsesi pati ‘paqe’ në fundin e pjesës së parë pasi Babacar barazoi shifrat. Në limite Lecce humbi edhe një penallti.
Pavarësisht kësaj atë që së bëri në pjesën e parë Lecce e bëri në të dytën, ku me anë të Lucioni përmbysi shifrat. Më tej për t’u evidentuar ishte një karton i kuq i Patric që la Lazio-n me 10 lojtar. Aktualisht 7 javë para fundit të kampionatit Lazio është 7 pikë larg Juventusit, por mund të shkojë në 10 nëse ‘zonja e vjetër’ mposht Milanin.



