UEFA kishte përzgjedhur ish-lojtarin e Shqipërisë, Altin Lala, për të zgjedhur goglat e shortit të 1/8-ve në Conference League. Finalja e këtij kompeticioni do të zhvillohet në Tiranë më 28 maj.
Lala, në një prononcim të shkurtër përpara nisjes së shortit, u shpreh i lumtur që një finale europiane do të luhet në Tiranë, duke e konsideruar si një nga eventet më të madha të organizuara në vendin tonë, ndërsa foli edhe për rëndësinë e kompeticionit dhe ekipet që e kanë impresionuar më shumë.
“Është eventi më i madh i organizuar ndonjëherë në Shqipëri dhe jemi shumë të lumtur e mezi po presim që të zhvillohet ky event në Tiranë. Është i rëndësishëm për klubet e tjera që të kenë një shans për të fituar Conference League dhe mendoj se është një shans i drejtë për klubet e vogla. Mendoj se kemi ekipe të mëdha. Roma, Leicester, Marseille. Ndoshta njëra prej tyre do të shkojë në Tiranë. Kështu shpresoj.”, tha Lala.



