Te Kukësi e kanë me arbitrimin, Kërnaja: Në të gjithë botën është penallti

Te Kukësi e kanë me arbitrimin, Kërnaja: Në të gjithë botën është penallti

Pas humbjes me Egnatian, te skuadra e Kukësit, kanë pretendime për arbitrimin e ndeshjes.

Pas ndeshjes, për MCN TV, foli zv.trajneri i Kukësit, Oltion Kërnaja. Ky i fundit deklaroi se ndërhyrja e Fangajt ndaj Rashitit ishte penallti, në çdo vend të botës.

Nuk mendoj se është rezultati më i drejtë i ndeshjes. Bëmë një ndeshje shumë të mirë, si vijim i ndeshjeve të kaluara, luajtëm si të barabartë. Ato që ndikuan ishin fragmentet, penalltia, pakujdesi tonat dhe Egnatia i shfrytëzoi siç duhet.

Në pjesën e dytë ne kaluam me strategji tjetër, mbanim topin, shkuam rrjedhshëm te porta, si rasti i Muratit që erdhi goditja me kokë e Rashitit që bëri një mrekulli Sherri. Edhe rasti i penalltisë që nuk u dha nga arbitri, ishte një rast që ndryshonte komplet rrjedhën e lojës.

Nëse mbrojtësi nuk ka devijuar topin, çfarë do bënte sulmuesi?! Ai ishte në zotërim të topit dhe një kundër një me portierin, kjo në gjithë botën është penallti. Në disa raste që kemi arë, asnjëherë mbrojtësi që mund të godasë topin, nuk mund të godasë sulmuesin më pas se është përsëri penallti. Kjo është rregullorja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy