Everton në sulm për  Pjanic

Everton në sulm për Pjanic

E ardhmja e Miralem Pjanic vazhdon të mbetet me një këmbë larg Barcelonës . Boshnjaku është cilesuar  si një prej blerjeve më të dështuara të ‘’ Los Cules ‘’ të cilët mezor po presin ta largojnë nga ‘’ Camp Nou ‘’ për të kërkuar të tjera alternativa në merkato .  Spanjollëve i ka trokitur fati në derë sepse  pavarësisht Juventusit që  mendon rikthimin e 31 vjeçarit në Torino  edhe Evertoni ka marrë iniciativën të tentojë transferimin e boshnjakut në ‘’ Goodison Park ‘’.

Humbja e protagonizmit   me  Barcelonën nuk i diskuton absolutisht cilësitë që mbart  dhe shpreson të jetë pjesë e një projekti ambicioz në verë .  The Toffes ‘’  vinë pas një periudhe të errët për arsye të largimit të  Carlo Ancelottit  në Madrid dhe momentalisht vendi i pankinës ka mbetur  bosh .   Paraqitjet e dobëta  ia kanë ulur vlerën e kartonit Miralem Pjanic dhe  ekipi nga Liverpooli e konsideron të arsyeshme këtë lëvizje sepse  ishi i Romës mund të rezultojë fundamental në mesfushë dhe ti japë  një  impuls më tepër ofensivës drejt shënimit të golave . 

Drejtuesit e britanikëve  pritet ti ofrojnë 20-30 milionë euro Barcelonës  por ‘’ Blaugranët ‘’  kërkojnë nga 35  e sipër për të akorduar këtë operacion .  Arsyeja është shumë e thjeshtë sepse Barcelona  pretendon mos të dalë e humbur  në këtë tratativë  dhe kërkon  fuqizimin e  arkave për të përballuar transferimet e ardhshme. 

Miralem Pjanic është një lojtar shumë cilësor  dhe këtë virtyt e ka treguar tek Roma dhe Juventusi. Me ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’  ka triumfuar në Serinë A  për disa vite me rradhë dhe klubi i rradhës do ti shërbejë si trampolinë për të ardhmen dhe gjithashtu për ti mbyllur gojën skeptikëve .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy