Mario Mitaj, ishte një nga zbulimet e mëdha të trajnerit Silvinjo te Shqipëria, aty ku i besoi vendin e titullarit dhe mbrojtësi i majtë nuk zhgënjeu.
20-vjeccari spikati menjëherë me paraqitjet e tij të shkëlqyera, duke zgjuar edhe interesin e klubeve të njohura.
Mitaj është pjesë e Lokomotiv Moska në Rusi, por në merkaton e janarit mund të ndryshojë skuadër.
Dinamo Zagreb, është një nga klubet që ka shfaqur interes, por nuk dihet nëse kroatët janë të gatshëm të paguajnë 7 milionë euro, aq sa kërkojnë drejtuesit e Lokomotivës.



