Capello: Milani gaboi shumë, Interi mund t’i shkaktojë probleme Realit ose Manchester City

Capello: Milani gaboi shumë, Interi mund t’i shkaktojë probleme Realit ose Manchester City

Ish-trajneri i njohur italian, Fabio Capello, foli për gjysmëfinalen e parë mes Milanit dhe Interit, që u fitua nga këta të fundit me rezultatin 0-2.

Capellos tha se lojtarët e Milanit gabuan shumë, ndërsa shtoi se tashmë zikaltërit janë më pranë finales.

Sipas tij, Interi mund t’i shkaktojë probleme Realit ose Manchester Cityt, nëse luajnë me të njëjtin intensitet si ndaj Milanit.

Lojtarët e Milanit gabuan shumë. Ata duhet ta harrojnë ndeshjen e parë, por jo gabimet e kryera.  Sa i përket Interit, nëse do të isha në vendin e Inzaghit do të përgëzoja skuadrën, sidomos për pjesën e parë. E qarkulluan mirë topin dhe shënuan.

Interi është shumë më afër kualifikimit. Nëse zikaltrit luajnë me të njëjtin intensitet, ata mund t’i shkaktojnë probleme Realit ose Man City në finale.

Ndeshja e kthimit, Inter-Milan do të luhet të martën e 16 majit, në stadiumin “San Siro”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy