Salernitana pësoi një humbje të turpshme ditën e djeshme, teksa u mposht me shifrat e thella 8-2 nga Atalanta.
Pas kësaj, drejtuesit vendosën të shkarkojnë trajnerin Davide Nicola. Menjëherë, drejtuesit kanë nisur nga puna për të gjetur zëvendësuesin.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Salernitana ka kontaktuar trajnerin spanjoll, Rafa Benitez, për t’i besuar stolin.
Marrëveshja duket e vështirë, për shkak se kohët e fundit, Benitez është përfolur si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e West Ham, pasi Moyes rrezikon shkarkimin.



