
Portieri i njohur spanjoll, Sergio Rico pësoi një dëmtim të rëndë më 28 maj të këtij viti. Lojtari u rrëzua nga kali dhe dëmtimi i marrë në kokë, ishte tepër i rëndë.
Rico u transportua në spital me urgjencë, ndërsa qëndroi në koma për disa ditë.
Megjithatë tashmë ankthi dhe paniku kanë kaluar. Këtë të premte, Rico është larguar nga spitali, aty ku qëndroi për gati 3 muaj i shtruar.
Situata e tij është përmirësuar dhe mund të vazhdojë jetën normalisht, sigurisht me kontrolle të shpeshta të mjekëve.



