
Pas sukseseve të mëdha të arritura si futbollist, në fushat e blerta, tashmë Samuel Eto’o do të kërkojë të arrijë suksese edhe në poste të tjera.
Ish-sulmuesi ka hedhur kandidaturën e tij për president të federatës së futbollit në Kamerun. Për shkak të mbështetjes së madhe që ka, për ato që ka arritur në karrierë, tashmë Eto’o do të provojë të marrë në dorë “frenat” e futbollit në vendin e tij, të cilin shpreson ta dërgojë drejt sukseseve të mëdha.
Zgjedhjet do të mbahen më 11 dhjetor të këtij viti dhe 40-vjeçari shpreson që të jetë ai fituesi.
Gjatë karrierës së tij si futbollist, Eto’o ka luajtur për skuadra të njohura europiane, si Real Madrid, Barcelona, Inter, Chelsea, Everton dhe Sampdoria, teksa është aktivizuar edhe në Turqi me Antalyaspor dhe Konyaspor.



