Arda Guler, nuk e përjashton largimin nga Real Madridi

Arda Guler, nuk e përjashton largimin nga Real Madridi

 Mungesa e minutave nën drejtimin e Carlo Ancelottit e ka vënë në dyshim qëndrimin e Arda Guler në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.

Pavarësisht se konsiderohet një ndër talentët më të spikatur të kontinentit të vjetër, dihet se rivaliteti tek Real Madridi sa vjen edhe vështirësohet dhe turku mund të kërkojë një tjetër destinacion për të vijuar karrierën gjatë merkatos.

Drejtuesit e ‘’ Los Merengues ‘’ po analizojnë një huazim të 19 vjeçarit në mënyrë që të ketë mundësi të aktivizohet rregullisht, për tu kthyer në një të ardhme të afërt.

Sigurisht, nëse do të rezultojë kështu do të jetë një vendim shumë i drejtë dhe ndoshta do ti shërbejë për tu kthyer edhe më i fortë tek Real Madridi.

Tashmë disa ekipe kanë nisur tratativat për ishi-n e Fenerbahces, të cilit i duhet domosdoshmërisht të jetë titullar, edhe pse i ka dhënë shenjat se mbetet një ndër më të talentuarit në qarkullim.

11 sfidat e sezonit aktual kanë rezultuar të pamjaftueshme dhe pritet që merkatoja dimërore të jetë përcaktuese për nxënësin e trainerit italian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy