
Alessandro Bastoni do të jetë mungesa e madhe e Interit ndaj Juventusit. Mbrojtësi ka pësuar një tërheqje muskulore dhe javën e ardhshme do i nënshtrohet analizave më të detajuara.
Lojtari u dëmtua ndaj Portos në Champions League dhe trajneri Inzaghi duhet të gjejë një zgjidhje tjetër për mbrojtjen.
Bastoni është një titullar i padiskutueshëm në formacionin e zikaltërve dhe shihet si një mungesë e rëndësishme ndaj Juventusit.



