Shqipëria e pafuqishme përballë Skocisë, vendasit mposhtin kuqezinjtë në “Hampden Park” (VIDEO)

Shqipëria e pafuqishme përballë Skocisë, vendasit mposhtin kuqezinjtë në “Hampden Park” (VIDEO)

Shqipëria ka pësuar humbjen e parë në Ligën e Kombeve përballë Skocisë, të cilët e kanë sulmuar portën e Strakoshës që nga minuta e parë e këtij takimi.

Shqipëria nuk ka arritur që ti bëj ballë presionit të Skocisë që nga minuta e parë e ndeshjes.

Në stadiumin “Hampden Park” djemtë e drejtuar nga Christian Panucci nuk arritën të dilnin asnjëherë në lojën e zhvilluar 3 ditë më parë ndaj Izraelit, duke u dorëzuar përballë forcës së vendasve të cilët e kanë dominuar ndeshjen gjatë gjithë lojës.

Berat Gjumshiti shënoi autogol në minutën e 47’të, kurse Naismith dyfishoi epërsinë në minutën e 68’të

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin bardhë pa gola, pasi kuqezinjtë arritën të mbrohet mirë por të ndihmuar edhe nga fati.

Në pjesën e dytë, sulmet e shpeshta bën që Gjumshiti të shënoi autogol në minutën e 47-të.

Shqipëria tentoi të kthehet në lojë, por ishte shumë e vështirë sepse skocezët vazhdonin që të kërkonin golin e dytë të sigurisë dhe e arrin atë në minutën e 68 me anë të Naismith.

Kuqezinjtë vazhdojnë me të njëjtin ritëm kurse skocezët vazhduan ta kontrollojnë ndeshjen deri në fund të saj.

Pas kësaj fitore, Skocia merr kryesimin e Grupit 1 të Ligës C të Kombëve më 3 pikë, aq sa ka Shqipëria që ndodhet në vendin e dytë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy