Roma ndjek Ez Abde

Roma ndjek Ez Abde

Rikthimi i Xavi Hernandezit në ‘’ Camp Nou ‘’ i ka hapur rrugë një revolucioni të domosdoshëm të Barcelonës , për tu shëndërruar në atë ekipin e frikshëm, prej  të cilit trembeshin të gjithë .

Kohët kanë ndryshuar por objektivat mbeten  të njëjtët dhe  tashmë akademia  ‘ La Masia ‘ po e bën punën e vet duke prodhuar talentë që deri më tani i kanë shërbyer ish kampionit të botës.

Megjithatë largimi nga Europa League rezultoi  një tronditje dhe një leksion për Barcelonën  duke evidentuar se akoma nuk është e përgatitur për të fituar trofe dhe tashmë shikohet edhe si një destinacion për tu përforcuar .  

Sulmuesi Ez Abde po shkëlqen tek ‘’ Blaugranët ‘’ dhe menjëherë ka fituar duartrokitjet e Jose Mourinhos i cili ka vënë në dijeni drejtuesit për të filluar tratativat në lidhje me  transferimin e marokenit në ‘’ Olimpico ‘’ .

Kryeqytetasit kanë përgatitur 10 milionë euro për të bindur spanjollët , shifër e publikuar nga  ‘ Corriere dello Sport ‘ . Peticioni i ‘’ The Special One ‘’ ka hyrë menjëherë në fuqi dhe disa prej integrantëve të klubit do të udhëtojnë shumë shpejt drejt Katalunjës për të ndjekur nga afër evolucionin e Ez Abdes që ndoshta do të startojë një eksperiencë të re dhe italianët mund të gëzojnë shërbimet e këtij sulmuesi , produkt i akademisë së Hercules por që shumë shpejt iu bashkua kuq e bluve.

Spanjollët janë të hapur për negociatat  por gjithmonë duke kushtëzuar ‘’ Verdhekuqtë ‘’ për aplikimin e  një klauzole për riblerjen e Ez Abdes në një moment kur mund t’iu vijë në ndihmë për arsye se është një lojtar shumë premtues dhe Barcelona do ta marrë me qetësi këtë çështje sepse gabimet mund ti shkaktojnë pendesë në të ardhmen.

Më në fund Jose Mourinho ka ditur ti zhbllokojë italianët duke i dërguar në gjysëmfinalet e Europa Conference Leagues, fazë ku kryeqytetasit do të përballen  me Leicester City-n.

 Ez Abde ka bindur drejtuesit se duhet të dëgjojnë oferta për ti ardhur në ndihmë arkave pasi Jose Mourinho e kërkon medoemos tek Roma dhe të gjitha palët e përfshira mund të dalin të fituar gjatë merkatos .

 

 

 

 

 

  

 

           

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy