Arsenali pretendon yllin e Evertonit

Arsenali pretendon yllin e Evertonit

Sezoni i shkëlqyer i Arsenalit ka nxjerrë në pah cilësitë e  Mikel Artetas dhe djemve të tij , të cilët momentalisht kryesojnë me meritë Premier Leaguen .

‘’ The Gunnersat ‘’ kanë bërë të njëjtën gjë edhe në Europa League dhe në fazën e grupeve arritën të kualifikoheshin pa shumë probleme dhe në ‘ Emirates ‘’ kanë filluar të bëhen llogaritë për merkaton e janarit . 

Anthony Gordon i Evertonit sipas ekspertit të merkatos Ekrem Onur është bërë pjesë e kryeqytetasve , të cilët do ta kenë të vështirë ta largojnë nga ‘’ Goodison Park ‘’ ,  vlera e të cilit në merkato arrin 40 milionë eurot.

Tek ekipi nga Liverpool 21 vjeçari është aktivizuar gjithmonë si mesfushor i majtë por në rastin e një transferimi të mundshëm në ‘’ Emirates ‘’ duhet patjetër të ndërrojë pozicion sepse Gabriel Martinelli konsiderohet i paprekshem nga Mikel Arteta.  

Megjithatë,  Anthony Gordon shquhet për adaptimin e shpejtë dhe do ti vinte në ndihmë ofensivës , repart në të cilin spikat edhe Bukayo Saka, lojtarë që do të formonin një treshe të frikshme tek londinezët.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy