Atletico Madridi shpreson për  Hojberg

Atletico Madridi shpreson për Hojberg

Në kohët e fundit , Juventusi ka marrë një përgjigje negative nga ana e drejtuesve të Tottenhamit për mbrojtësin Pierre- Emile Hojberg, fakt i cili në njëfarë mënyre i jep një lloj avantazhi Atletico Madridit për ta transferuar në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’.

Pavarësisht paraqitjeve shumë të mira të danezit, tek ‘’ Spursat ‘’ kanë filluar të qarkullojnë zërat për një largim të mundshëm gjatë merkatos së verës .

Nëse i referohemi torinezëve , është vënë re një lloj tërheqje nga ana e tyre për arsye të përgjigjes negative të ‘’ Gjelave të Londrës ‘’ në lidhje me huazimin e Pierre- Emile Hojberg.

Ndoshta merkatoja e verës do të rezultojë përcaktuese për ‘’ Los Colchoneros ‘’ për firmosjen me 28 vjeçarin e lindur në Copenhague, një element tejet efektiv në repartin e mesfushës.

Deri më tani , nxënësi i australianit Ange Postecoglou numëron 6 sfida me kryeqytetasit dhe konsiderohet ndër një ndër më të mirët në 11-shen e formuar prej tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy