
Largimi i Matheus Cunhas tek Wolves dhe me shumë mundësi ai i Joao Felix e kanë lënë paksa të varfër ofensivën e Atletico Madridit dhe menjëherë drejtuesit e spanjollëve e kanë deklaruar zëvëndësuesin e brazilianit.
Drejt kësaj rruge besohet se do të jetë edhe Alvaro Morata , për të cilin flitet një rikthim tek Juventusi dhe pavarësisht se Borja Iglesias është i preferuari i Diego Simeones , natyrisht Real Betisi e ka refuzuar shitjen e shtatlartit dhe sipas ‘ Mundodeportivos ‘ 26 vjeçari Lucas Boye është rikthyer në vëmëndjen e ‘’ El Cholos ‘’.
Aktualisht argjentinasi konsiderohet një ndër pilarët e trainerit Pablo Machin edhe pse është ende larg atij niveli të treguar në të kaluarën.
Eleminimi nga Champions League ka rezultuar një problem shumë i madh për kryeqytetasit , të cilët do të vuajnë humbje të mëdha në aspektin ekonomik dhe normalisht shitja e disa lojtarëve mendohet zgjidhja për tu rikuperuar sadopak .
Për Joao Felix ende nuk mund të thuhet me siguri se cilin ekip do të përfaqësojë por është e sigurtë se në merkaton vijuese do ti japë fund eksperiencës në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ .



