Balaj gati për Laçin, Josa: Vlerësim maksimal, por duhet fitorja me çdo kusht

Balaj gati për Laçin, Josa: Vlerësim maksimal, por duhet fitorja me çdo kusht

Trajneri i Vllaznisë Mirel Josa, ka folur para mediave, në prag të sfidës me Laçin. Tekniku kuqeblu, tregoi se afrimi i kësaj merkatoje, Bekim Balaj, do të jetë gati për nesër.

Josa vlerësoi maksimalisht kurbinasit, ndërsa u shpreh se Vllaznisë i duhet me çdo kusht fitorja në kampionat.  

Nesër luajmë me Laçin, një skuadër që kohët e fundit është në rritje, pavarësisht humbjes me Tiranën apo në Kukës. Një skuadër që kërkon të shkojë më lart dhe që ka në përbërje futbollistë të mirë, ne duhet ta vlerësojmë maksimalisht ndeshjen.

Nuk mund të them që një skuadër po rritet pas dy tre javësh, ne jemi munduar të kemi këtë ritëm gjatë gjithë vitit, ka pasur oshilacione në skuadër, mund të themi që dy ndeshjet para mbylljes së vitit nuk na bënë mirë, e rregulluam pak në ndeshjen me Teutën dhe tani jemi futur në një periudhë të re, mungon entuziasti brenda për brenda dhe përqendrimi për të bërë gjithçka në fushë.

Balaj do të jetë pjesë e grumbullimit, nuk e di nëse do të luaj do të shohim gjendjen e tij. Por di të them se është një plus i madh për ne, duhet të presim ta fusim në momentin e duhur që të mos i bëjmë dëm as atij as ekipit. Akoma se kam vendosur kush do të aktivizohet, por do të luhet në të njëjtën mënyrë si ndeshjet e tjera. Nuk ka ende të rikuperuar pasi Boshnjaku, Latifi, Bulakoviç janë jashtë skuadre. Do të shohim se si do të rikuperohen këto mungesa që ne kemi.

Duhet të fitohet me patjetër ndeshja. Unë nuk flas që t’i afrohemi kreut, unë dua që skuadra të ketë entuziazëm dhe të japë rezultate të mira. Futbollistët e mi duhet të jenë të fokusuar vetëm tek ndeshja dhe të mos shohin kreun sepse mund të vijnë momenti që të jemi më afër kreut dhe pastaj do të kemi probleme, duhet të shohim mënyrën tonë të lojës, impenjimin dhe të jemi të bashkuar. Pa entuziazëm nuk ka futboll lirshëm, nuk shprehesh si duhesh në fushën e lojës, ardhja e Bekimit ju ka ngritur entuziazmin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy