U kualifikuan në Europë, Vllaznia e nis nga turi i dytë në Conference League

U kualifikuan në Europë, Vllaznia e nis nga turi i dytë në Conference League

Vllaznia ia doli të kualifikohej në Europë, pasi fitoi Kupën e Shqipërisë, duke mposhtur Laçin me shifrat 2-1 në finale.

Një sukses i rëndësishëm ky për shkodranët, që në kampionat u renditën në vendin e 5-të. Vllaznia ka njoftuar ditën e sotme, se aventurën në Conference League, skuadra kuqeblu do e nisë nga turi i dytë.

Njoftimi i Vllaznisë:

Është zyrtare: Vllaznia do ta nisë rrugëtimin e saj nga turi i dytë i “Europa Conference League”. Dilemat kanë marrë fund me njoftimin që sapo kemi marrë nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Bashkëngjitur është edhe dokumenti që institucioni i futbollit shqiptar ka marrë sot nga UEFA ku Vllaznia si fitues e Kupës dhe që përfaqëson Shqipërinë e cila është e renditur në vendin e 41-të, do të kalojë në turin e dytë të këtij kompeticioni, ndeshjet e të cilit do të luhen në datat 21 dhe 28 korrik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy