
Trajneri i Partizanit, Arbër Abilaliaj, foli për mediat, në prag të sfidës së prapambetur, që skuadra e tij do të luajë këtë të enjte ndaj Teutës. Abilaliaj deklaroi se do të jetë një ndeshje e vështirë, ashtu si edhe me kundërshtarët e tjerë në Superiore.
Kam përshtypjen që të gjitha ekipet në Superligë janë të vështira për t’u përballur. Çdo skuadër ka historinë e vet, kështu që kam përshtypjen se është një ndeshje e vështirë. Ne kemi luajtur me Teutën këtu dhe ka qenë e luftuar, u zgjidh vetëm në fund. Duke qenë e prapambetur, është ndeshje që nëse marrim pikët e plota do jetë bonus i rëndësishëm psikologjik.
Abilaiaj, foli edhe për largimin e Eros Grezdës, duke thënë se palët nuk morën dot atë çfarë donin.
Psikologjikisht i gjithë grupi është pozitiv. I ka tejkaluar të gjitha vështirësitë që ka pasur deri në këto momente. Kanë munguar dhe vazhdojnë të mungojnë shumë lojtarë. Mendoj kemi bërë mirë. Përsa i përket largimit të Grezdës, pritshmëritë kanë qenë të larta. Ishte marrëveshje e bërë që në fillimet e tij te Partizani. Grezda dhe klubi nuk morën dot çfarë donin. Mungesa e Maguette është e rëndësishme, por as më pak as më shumë e rëndësishme, duke pasur parasysh të gjitha mungesat e tjera që kemi. Jemi mësuar.
Ai iu kthye edhe derbit të fundit me Tiranën, ku kishte pretendeime për gjykimin, ndërsa tha se reagimi i Rrapajt, erdhi për këtë arsye, pasi sipas tij u mbush kupa.
Ne në fund të çdo ndeshje bëjmë dhe analizat tona, sa i përket mënyrës si duhet të shfaqet çdo futbollist. Nuk jemi shumë krenar po e përsëris nuk ishte Rrapaj, duke e ditur për korrektesën. Nëse arrin Rrapaj të reagojë ashtu, ishte mbushur kupa. Duke pasur parasysh rrjedhën, mënyrën si po arbitrohej ndeshja dhe si shkoi deri në atë mënyrë.
Vetëm bufi nuk mund ta shikonte atë penallti. Dhe ai që ishte në fundin e katit të dytë të tribunës, ishte mëse e dukshme. Ky është interpretim që pas pilafit nuk na duhet. Në fund të fundit nuk mbaj mend që kemi marrë ndonjë penallti pro. Kanë qenë dorëlëshuar kundrejt Partizanit. Më vjen në mendje java e tretë-katërt me Dinamon që ishte një penallti e dhuruar për ato.



