
Roma po përballet me mungesa të shumta, në prag të sfidës së nesërme ndaj Hellas Verona në kampionat.
Verdhekuqtë duhet të bëjnë pa 9 lojtarë në ndeshjen e nesërme. Një problem i madh ky për trajnerin Mourinho, i cili duhet të bëjë ndryshime të shumta në formacion.
Megjithatë lajmi i mirë për Romën është se Zaniolo do të jetë gati për të zbritur në fushë.
“Jo, në nëntë të padisponueshmit nuk është Zaniolo. Ju e dini më shumë se unë, stërvitja është në 17:00, ndeshja është në orën 18:00. Duhet të presim. Sigurisht që do të jetë një ndeshje e vështirë pasi kemi nëntë mungesa, por është e jashtëzakonshme se si në një sezon jo me shumë rezultate të mira vazhdon të sjellë kaq shumë tifozë në stadium. Nëntë mungesa janë shumë, çdo skuadër me nëntë mungesa do të kishte shumë vështirësi”, u shpreh Mourinho.



