Çmenduria e rradhës, ja sa po shpenzon Katari për përgatitjet e Kupës së Botës 2022

Çmenduria e rradhës, ja sa po shpenzon Katari për përgatitjet e Kupës së Botës 2022

Katari shpenzon 500 milionë dollarë çdo javë për projektet gjigante infrastrukturore teksa përgatitet për Kupën e Botës 2022.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Financave të Katarit, Ali al-Emadi, i cili theksoi se shpenzimet pritet të vazhdojnë me këto ritme për tre deri në katër vite.

Katari po ndërton spitale, stadiume, si dhe projekte infrastrukturore për lidhjen e tyre me rrugë dhe hekurudha raporton tvklan. Në total, Katari ka parashikuar të shpenzojë më shumë se 200 miliardë dollarë për ngjarjen më të madhe futbollistike në botë.

Megjithëse është e sigurt, Emadi refuzoi të pranojë që planet do ta bënin Kupën e Botës 2022 turneun më të shtrenjtë në histori.

Kupa e Botës 2014 raportohet të ketë kushtuar rreth 11 miliardë dollarë, teksa Rusia rriti shpenzimet qeveritare me 321 milionë dollarë në 10.7 miliardë dollarë për vitin 2018 kur do të mirëpresë Kupën e Botës.

Brazili pati vështirësi në përfundimin në kohë të stadiumeve në vitin 2014, ndërsa Emadi u tha gazetarëve në Doha të martën se Katari i kishte lidhur 90 për qind të kontratave për kupën e Botës 2022 dhe 2/3 e projekteve do të përfundojnë brenda 24 muajve të ardhshëm, disa vite para nisjes së kupës së botës në vend.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy