
Rënia e rendimentit në krahasim me sezonin e kaluar e ka penalizuar jo pak Atleticon që fatkeqësisht ka humbur shumë terren sidomos në La Liga dhe praktikisht e ka dorëzuar titullin e fituar.
Diego Simeone e ka kuptuar se konkurrenca i ka superuar nxënësit e tij në këtë sezon pavarësisht se qëndron në garë në Champions League por sidoqoftë aspekti i përgjithshëm ka lënë për të dëshiruar tek ‘’ Los Colchoneros ‘’.
Si pak herë më parë reparti mbrojtës ka çeduar duke i krijuar një siklet të madh ‘’ El Cholos ‘’ i cili ia ka vënë gishtin Manuel Akanjit të Borussia Dortmundit . Sipas ‘ Mundodeportivos ‘ ishi i River Plates konsideron se ‘’ Wanda Metropolitanos ‘’ duhet ti bashkohet një qëndërmbrojtës rezultativ pasi disfatat e mëtejshme do të ishin katastrofike për kryeqytetasit.
26 vjeçarit i mbetet edhe një vit tek ‘’ Verdhezinjtë “ dhe aktualisht vlera e kartonit arrin 30 milionë eurot por duke qenë se është në sezonin e fundit me gjermanët , Atletico do të kërkojë reduktimin e saj deri në 15-20 milionë euro.
Dortmundi është shquar gjithmonë një destinacion shumë interesant , me lojtarë që kanë spikatur dhe Manuel Akanji është përpara një shansi që vjen rrallë herë gjatë karrierës.
Diego Simeone e ka dhënë ‘’ Ok ‘’ në lidhje me këtë operacion por pritet edhe reagimi i drejtuesve gjermanë për një lojtar të rëndësishëm të Marco Roses. Me 27 ndeshje të një niveli që meriton vlerësimin maksimal , Manuel Akanji ia ka fituar zemrën teknikut argjentinas dhe mundësitë për të lënë ‘’ Signal Iduna Parkun ‘’ janë të mëdha .



