Arsenali, ofertë për Eberechi Eze

Arsenali, ofertë për Eberechi Eze

Sezonet e fundit kanë nxjerrë në pah cilësitë e Eberechi Ezes.

Sulmuesi i Crystal Palaces tanimë konsiderohet një ndër më të mirët e Premier Leagues, i cili ka tërhequr vëmëndjen e disa ekipeve të elitës.

Ndër to spikat Arsenali, një rival tejet i frikshëm dhe kompetitiv falë teknikut Mikel Arteta.

Spanjolli ka kërkuar shtimin e forcave në metrat e fundit dhe sipas gazetarit Ed Aarons, drejtuesit e ‘’ Topchinjve ‘’ janë të gatshëm të investojnë deri në 70 milionë euro për ta transferuar në ‘’ Emirates ‘’.

25 vjeçari ka bërë diferencën në sezonin e kaluar, të përfunduar me 11 gola dhe 6 asiste në 32 sfida, statistika që demostrojnë aftësitë e tij në ofensivë.

 

Drupal Ad

 

 

 

Ndërkohë, kryeqytetasit janë të përgatitur për t’ia lënë të hapur rrugën e largimit nga ‘’ Selhurst Parku ‘’ anglezit, shifër e cila do ti shërbente për tu fuqizuar në disa pozicione që nuk e kanë bindur trainerin Oliver Glasner.

Duke qenë se Crystal Palace konsiderohet një ekip i mesit të tabelës në kampionatin anglez, për ishi-n e Queens Park Rangers kalimi tek ‘’ The Gunners ‘’ mund të rezultojë një hap i suksesshëm në karrierë.

Tashmë tifozeria e zjarrtë e 13 herë kampionëve të Premier Leagues ka filuar të entuziazmohet, duke qenë se ekipi i tyre e tregoi në sezonin e kaluar fytyrën e vërtetë, i cili sfidoi Manchester City-n deri në javën e fundit.

Për sa i përket Eberechi Ezes duhet shtuar se është një lojtar shumë i shpejtë dhe dinamik, tipik për futbollin anglez, inkursionet e të cilit e kanë ndihmuar Crystal Palacen në sfidat e zhvilluara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy