
Interesi i ekipeve në Arabinë Saudite për lojtarët më të mirë në qarkullim vijon të shtohet me kalimin e kohës.
Al-Nassr parashikohet se do të jetë një ndër protagonistët e merkatos së ardhshme, drejtuesit e të cilit pretendojnë të marrin shërbimet e Moises Caicedos.
Ekuadoriani ka bërë hapa të suksesshëm përpara me Chelsean dhe sipas ‘ The Telegraph ‘, vlera e kartonit të tij aktualisht i arrin 120 milionë eurot.

Presidenti Abdullah Al-Majid nuk njeh asnjë limit dhe kërkon medoemos ta shëndërrojë Al-Nassr në një lider në kampionatin vendas dhe gjithashtu në kompeticionet e tjera pjesëmarrëse.
Një kalim i mundshëm i ishi-t të Brightonit në Arabinë Saudite do të konsiderohej një ndër lëvizjet më të bujshme në këtë kampionat, i cili do të gjente mbështetjen e Cristiano Ronaldos apo Sadio Manes, ndër të tjerë.
Potenciali në aspektin ekonomik mund ti vërë pikën kësaj historie shumë shpejt, por gjithsesi interesi i Al-Nassr pritet të analizohet me kujdes nga mesfushori 23 vjeçar, shumë i rëndësishëm edhe tek kombëtarja ‘’ Trikolor ‘’.



