Klubet ruse u përjashtuan nga kompeticionet europiane, ndërsa e njëjta gjë ndodhi edhe me kombëtaret ruse, që janë të pezulluara nga aktivitetet e UEFA-s dhe FIFA-s. Ky vendim u mor pas sulmeve ruse në Ukrainë.
Pas dëmimit, Federata Ruse, apeloi në CAS, ku kërkoi që të hiqej vendimi dhe pas thuajse një viti mes gjyqesh, tashmë ka një vendim.
CAS ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e FIFA-s dhe UEFA-s, me klubet dhe kombëtaret ruse, që do të mbeten të pezulluara.
Një goditje e rëndë për Rusinë në futboll, që nuk luan dot jashtë territorit të vet.



