Eliminimi i Laçit, Starova: U shpërfytyruan, u bënë si skuadër amatore

Eliminimi i Laçit, Starova: U shpërfytyruan, u bënë si skuadër amatore

Eliminimi i Laçit në turin e dytë në Conference League, ishte surpriza më e madhe sa i përket skuadrave shqiptare në Europë. Kurbinasit u mposhtën 1-4 në ndeshjen e kthimit nga moldavët e Petrocub në “Elbasan Arena”.

Për këtë, në emisionin “Skaner” ne MCN TV, ka folur edhe trajneri i futbollit, Sulejman Starova, i cili tha se Laçi në pjesën e dytë u shpërfytyrua, duke bërë të duken si skuadër amatore.  

Ky mund të quhet një nga sezonet më të këqija për skuadrat shqiptare në Europë. E kishim parashikuar që Tirana dhe Vllaznia do e kishin shumë të vështirë, por ajo që na la shijen e hidhur është eliminimi i Laçit.

Një rezultat që nuk e priste askush, edhe për faktin që kaluan në avantazh. Kishin edhe një rast për 2-0. Më pas u shpërfytyruan, u bënë si një skuadër amatore dhe u bë për të mbyllur TV, apo për të ikur nga stadiumi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy