Cesc Fabregas, objektiv i Manchester City-t

Cesc Fabregas, objektiv i Manchester City-t

Tre sezonet tek Como, një në Serinë B dhe dy në Serinë A e kanë shëndërruar Cesc Fabregasin në një ndër trainerët më cilësorë aktualisht. 

Spanjolli ka nxjerrë në pah kualitetin i cili edhe në të shkuarën spikati si lojtar. 

Natyrisht që pretendentët nuk i kanë munguar gjatë kohës dhe së fundmi edhe drejtuesit e Manchester City-t kanë nisur ofensivën për ta transferuar në ‘’ Etihad Stadium ‘’. 

39 vjeçari ka formuar një skuadër shumë kompetitive, të denjë për një kampionat si italiani, ndër më cilësorët në Europë. 

Në sezonin aktual Como po dëshmon edhe njëherë se mbetet një rival për tu marrë në konsideratë, momentalisht i katërti në tabelë, pas 30 sfidave. 

Me këtë ritëm sigurisht është një kandidat potencial për të marrë pjesë në kompeticionet europiane sezonin vijues falë punës së shkëlqyer të numrit një të stolit dhe lojtarëve në përbërje.

 Interesi i ‘’ Qytetarëve ‘’ ia lartëson figurën Cesc Fabregasit të cilin e pretendon edhe Barcelona, Real Madridi dhe Arsenali. 

Mirëpo kreu i bardhekaltërve Khaldoon Al Mubarak po shqyrton edhe një opsion tjetër dhe bëhet fjalë për Enzo Marescan. 

Megjithatë, nuk do të jetë aspak e lehtë për ish mesfushorin duke qenë se po zhvillon një etapë shumë të mirë tek Como, një ekip në progres dhe shumë i sikletshëm për çdo rival. 

Në 35 sfidat e deritanishme ish fituesi i Europianit dhe Botërorit me ‘’ La Furia Rojan ‘’ numëron 19 fitore, 11 barazime dhe 5 humbje në kompeticionet pjesëmarrëse, statistikë e cila evidenton progresin e bërë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy