Xhaferi: Plori ka bërë punë të jashtëzakonshme, arsyet e ardhjes së Josës

Xhaferi: Plori ka bërë punë të jashtëzakonshme, arsyet e ardhjes së Josës

Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi ka prezantuar ditën e sotme trajnerin Mirel Josa, i cili do të zëvendësojë në stolin ë shkodranëve, të larguarin Elvis Plori.

Xhaferi ka falënderuar Plorin, për të cilin tha se ka bërë një punë të jashtëzakonshme pas largimit të Brdaric.

Në lidhje me Josën, ai deklaroi se e mori për shkak të riformatimit dhe entuziazmit në ekip.

Nuk më erdhi mirë për largimin, dua të falënderoj Plorin publikisht. Nuk ka qenë trajner për një muaj, ka dy vite që e kemi në staf dhe ka merita për riformatimin e Vllaznisë. Është një investim i klubit. Unë i lë trajnerët në qetësinë e tyre, por pikët nuk ishin. Plori ka bërë diçka të jashtëzakonshme pas largimit të Brdaric.

Entuziazmi dhe riformatimi i ri, kjo ishte arsyeja e ardhjes së Josës. Synojmë që lojtarët të rinovojnë, disa iu mbaron kontrata dhe duan të largohen. Do ketë afrime. Do i japim mbështetje Josës, për arritjen e objektivit.

Objektivi i parë ishte kampionati, nuk u arrit. Kemi finalen e Kupës. Mospjesëmarrja në Evropë nuk do na sillte të ardhura, unë e kam marrë parasysh këtë gjë. Kemi objektiva të përcaktuara.

Me Josën kemi pasur bisedë shumë të çiltër, shumë të pastër dhe uroj që të kemi sukses.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy