Robin Krasniqi është kampioni i ri i botës në kategorinë gjysmë të rëndë në IBO dhe ËBA.
Shqiptari nga Juniku ka arritur të hedhë nokaut në raundin e tretë Dominic Bosel, kampionin e deritanishëm IBO dhe WBA.
Robinit i mjaftuan vetëm tre raunde për t’i dhënë fund gjithçkaje, falë një goditjeje spektakolare.
Boesel, i cili është tre vjet më i ri se Krasniqi (30), humb për herë të parë një përballje të tillë që nga koha kur u ndalua në 11 raunde nga Karo Murat në 2017. Para kësaj sfide, ai kishte fituar gjashtë radhazi.
Krasniqi tani ka dy fitore radhazi. Në gusht, ai fitoi përballë Stanislav Eschner.
Krasniqi përfaqëson boksin gjerman.



