
Paraqitjet e shkëlqyera në Botëror sigurisht ja kanë lartësuar emrin Vozinhas.
Gardiani i portës e ka shpëtuar në shumë raste Kepin e Gjelbër, një ekip tejet dinjitoz i cili vuri në vështirësi çdo rival.
40 vjeçari është pjesë e Chaves në Portugali, i cili në orët e fundit ka patur disa oferta nga Spanja.
Të qënit kompetitiv, natyrisht me një eksperiencë të konsiderueshme mbi supe e kanë ndihmuar për të lënë shenjë në kompeticionin më të rëndësishëm në futboll.
Në fakt ecuria e ka ndihmuar për ta rritur edhe numrin e ndjekësve në Instagram, momentalisht afro 27 milionë.
Kjo shifër evidenon impaktin e Vozinhas poshtë tre shtyllave, i cili mund të ketë fatin për ta provuar veten në La Liga, një ndër më prestigjozet e kontinentit të vjetër.
Për momentin nuk bëhen me dije ekipet por duhet riktheksuar se Vozinhan e pret një e ardhme e shkëlqyer në Europë.



