Pogba afër Parisit

Pogba afër Parisit

 Që nga 1 janari i 2022-shit Paul Pogba konsiderohet një agjent i lirë dhe shumë ekipe kanë hyrë në valle për  francezin .

Fillimisht ishte Real Madridi por së fundmi Paris St Germain e ka marrë shumë seriozisht këtë çështje me objektivin e shtimit të yjeve në 11-shen e Mauricio Pochettinos dhe të shkojnë drejt fitimit të Champions Leagues .

Rruga është e hapur për ‘’ Les Pariziens ‘’ të cilët duhet të bëjnë shumë kujdes sepse sidomos sezonin aktual kanë shumë shanse për të thyer akullin  por Nasser Al Khelaifit nuk i hiqet  mendja nga peshat e rënda që vijojnë të shkëlqejnë .

28 vjeçari konsiderohet prioritet për francezët në merkaton e verës që do të startojë në 1 korrik dhe do të provohet e njëjta strategji për ta afruar në ‘’ Parque de Prince ‘’, sigurisht  me parametër zero .

Ish  futbollisti francez Nicolas Anelka  dhe një referent i parizienëve në të kaluarën është shprehur optimist për mbërritjen e bashkpatriotit i cili do të gjeneronte një ndryshim historik në mesfushën e ish kampionëve të Ligue 1 . 

Gjatë një interviste për ‘ Rmc ‘ , ish sulmuesi i Francës ka deklaruar :

 “ Kemi biseduar dhe Paul Pogba nuk e ka shmangur në asnjë moment transferimin tek Parisi . Shpresojmë që ta arrijmë objektivin dhe ta ndihmojmë për ta harruar të kaluarën e cila u shoqërua nga shumë dëmtime që e penguan për më tej “ , theksoi Anelka .  

S’duhet harruar as Real Madridi dhe Juventusi që e ëndërrojnë prej shume sezonesh , sidomos ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ pasi Massimiliano Allegri e njeh me detaje ish nxënësin e tij .  

Gjithçka mbetet e hapur për yllin e ‘’ The Red Devilsave ‘’ që nuk e ka të gjatë në ‘’ Old Trafford ‘’ dhe në këtë histori kush do të gabojë me pak do të ketë shansin për të shijuar një mesfushor unik.

Një ekipi elite gjithmonë i nevojiten lojtarë në të njëjtat standarte dhe ‘’ Pulpogba ‘’ e plotëson me përpikmëri këtë kusht .

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy