
Pas pushimit nga puna të Massimilliano Allegrit drejtuesit e Milanit kanë filluar ti lëvizin me shpejtësi gurët për të gjetur një trainer tjetër.
Tek ‘’ Djalli ‘’ të gabosh kushton shtrenjtë, duke qenë se pretendohen titujt në çdo sezon.
Sigurisht çdo fillim e ka edhe një fund por italianët tashmë janë përballë një sfide të rëndësishme për vijimësinë.
Humbja kundër Cagliarit e la jashtë Champions Leagues ‘’ Djallin ‘’, ekip i cili e ka fituar shtatë herë.
Pjesëmarrja në Europa League sigurisht i ka dhënë fund etapës së ishi-t të Juventusit dhe flitet se mund ta zëvëndësojë Andoni Iraola.
Mirëpo, sipas ‘ La Gazzetta dello Sport ‘ po analizohen edhe disa trainerë të tjerë, si Xavi Hernandez, Oilver Glasner dhe gjithashtu Mauricio Pochettino.
Nëse i referohemi vaskut duhet shtuar se tek Borunemouth përfitonte më pak se 1.8 milionë euro në sezon dhe nëse do të kalojë në ‘’ San Siro ‘’ do të ketë natyrisht një rrogë më të lartë.
Të drejtosh ish fituesit e Scudettos kërkon shumë përgjegjësi sepse duhet të fitosh çdo sfidë, në çdo kompeticion.



