
Një rast i paprecedentë u regjistrua para fillimit të ndeshjes mes Kastriotit dhe Skënderbeut.
Sfida nisi me disa minuta vonesë dhe shkak për këtë u bë një përplasje mes lojtarëve në tunel. Protagonistë ishin dy mbrojtësit, Bekim Dida i Kastriotit dhe Melos Bajrami i Skënderbeut.
Dy lojtarët u përplasën mes tyre dhe arbitri nuk i fali, ku ndonëse nuk kishte nisur ende ndeshja, ai i ndëshkoi me karton të kuq. Kështu, te dyja skuadrat zbritën në fushë me nga 10 lojtarë.



