Marco Verrati, objektiv i Manchester United

Marco Verrati, objektiv i Manchester United

  Pavarësisht transferimit tek Al Duhail në Katar, për Marco Verratin ende vijojnë të interesohen klube të rëndësishëm në Europë.

Manchester United prej kohësh synon të firmosë me një mesfushor me eksperiencë, për ti dhënë fund ulje-ngritjeve në këtë repart. 

Duhet kujtuar se italiani u largua kur Luis Enrique mbërriti në ‘’ Parque de Prince ‘’, i cili i ka dhënë shumë ‘’ Les Pariziens ‘’. 

Me 32 vite mbi supe fantazisti është në një moshë ideale për të provuar përsëri veten tek një gjigand europian, për të cilin janë hapur dyert e ‘’ Old Trafford ‘’. 

Traineri Ruben Amorim konsideron se prezenca e ishi-t të Peskarës mund ti japë më tepër avantazhe këtij reparti, i cili mund të bëjë diferencën tek çdo klub. 

Sigurisht Premier League vijon të jetë një tundim për çdo lojtar pavarësisht moshës, pa dyshim një ndër pesë kampionatet më të bukur të Europës. 

Besohet se gjatë merkatos dimërore ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ do të jenë si gjithmonë protagonistë, të avantazhuar nga aspekti ekonomik, i cili në të tilla periudha ka bërë diferencën.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy