
Trajneri Diego Longo, debutoi me fitore në stolin e Flamurtarit. Vlonjatët mposhtën minimalisht Orikun në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 21 në Kategorinë e Parë.
Golin e vetëm për kuqezinjtë e shënoi Pedro Augusto në minutën e 79-të, kur shfrytëzoi një krosim nga e majta dhe me roveshatë e ndali topin në rrjetë.
Me këtë fitore, Flamurtari merr vendin e dytë në renditje me 38 pikë, 3 pikë më pak se Skënderbeu kryesues dhe 1 më shumë se Dinamo e vendit të tretë, që ka një ndeshje më shumë për të luajtur.



