
Kolumbia siguroi finalen e madhe të Kupës së Amerikës, pasi mposhti minimalisht Uruguain.
Në një ndeshje të luftuar deri në sekondat e fundit, kolumbianët iu falën një goli të shënuar nga Lerma në minutën e 39-të, për të marrë fitoren.

Vlen të përmendet se Kolumbia, luajti me 10 lojtarë nga fundi i pjesës së parë, pasi Munoz u ndëshkua me të kuq.
Finalja e madhe do të luhet ndaj kampionëve në fuqi, Argjentinës.



