
Angel Di Maria nuk është më lojtar i Juventusit. Futbollisti argjentinas, ka njoftuar largimin nga bardhezinjtë këtë të martë.
Kam ardhur në fund të një faze të vështirë dhe të ndërlikuar. Po largohem me qetësinë shpirtërore që dhashë gjithçka për të ndihmuar klubin të vazhdojë të fitojë tituj, por nuk ishte e mundur. Një përshëndetje e madhe për të gjithë tifozët e Juventusit për dashurinë e tyre të përditshme. Një përqafim shumë i madh. Do ju mbaj në zemrën time.
Aventura e Di Marias në Torino, ka zgjatur vetëm një sezon, teksa u afrua nga PSG-ja, në verën e vitit të kaluar.
35-vjeçari u aktivizua në 40 ndeshje me Juventusin këtë sezon, ku regjistroi 8 gola të shënuar dhe 7 asiste.



