
Zërat e shumtë mbi largimin e mundshëm të Harry Kane nga Tottenham Hotspuri tashmë do të pushojnë së qarkulluari . Anglezi ka vendosur ti qëndrojë besnik kryeqytetasve duke ia mbyllur derën Manchester City-t që ishte një ndër pretendentët më të fortë.
Qëndrimi i 28 vjeçarit në ‘’ White Hart Lane ‘’ ka rezultuar një lajm mjaft pozitiv sidomos për Nuno Espirito Santon i cili do të vijojë të ketë në dispozicion një ndër sulmuesit më produktivë të Europës .
Ofertat në adresë të tij theksonin se ‘’ Uragani ‘’ do të afrohej më shumë me fitimin e titujve por nuk është dorëzuar sepse mendon se do ta arrijë këtë objektiv me ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ . Mbi këtë lajm tepër entuziazmues sidomos për Tottenham Hotspurin britaniku ka deklaruar kështu :
“ Do të qëndroj këtu . Mendoj se kemi shumë gjëra për të bërë dhe jam i fokusuar 100 % tek sezoni i ri . Jam i bindur se të bashkuar do ti afrohemi objektivit tonë “ , ishin këto fjalët e Harry Kane.
Vendimi i tij i ka ndryshuar krejtësisht planet e Pep Guardiolas i cili e konsideronte zëvëndësuesin ideal të Sergio Agueros dhe tashmë ‘’ Los Citiziens ‘’ duhet të kërkojnë të tjera alternativa që përputhen me ideologjinë e katalanasit në ditët e mbetura të merkatos .
Duhet kujtuar se ‘’ Spursat ‘’ e kanë edhe një shans për pjesëmarrjen në Conference League sepse i mbetet edhe një ndeshje përcaktuese në playoff ku do të përballen në shtëpi me Paços de Ferreira . Kryeqytetasit do të mundohen me çdo kusht të përmbysin humbjen e një jave më përpara me shifrat 1-0 për të siguruar pjesëmarrjen në fazën e grupeve .



