
Interi e ka filluar ditën mbarë për arsye se më në fund ka zyrtarizuar transferimin e Henrikh Mkhitaryan .
Armeni është shëndërruar në blerjen e parë të zikaltërve në vigjilie të sezonit 2022-2023 , gjatë të cilit do të tentohet mposhtja e Milanit dhe fitimi i Serisë A .
Pas dy sezoneve tek Roma , me të cilën e finalizoi eksperiencën duke fituar Conference Leaguen , 33 vjeçari do të provojë veten në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’, tek një Inter që do të kërkojë përsëri protagonizmin jo vetëm në Serinë A por edhe në Champions League .
Gjatë karrierës Henrikh Mkhitaryan ka kaluar etapa të sukseshme në ekipe si Borussia Dortmund, Manchester United dhe Arsenal por Italia duket se vijon ta bindë për arsye të së kaluarës me ‘’ Verdhekuqtë ‘’ dhe referencave për zikaltërit , ekip në rindërtim e sipër që impresionoi me Antonio Conten duke mposhtur dominimin nëntë vjeçar të Juventusit në Scudetto.
Eksperienca e lojtarit kryeqytetas duke bashkangjitur edhe njohjen e Serisë A, mund të rezultojë një faktor determinant për mbarëvjajtjen e mesfushës së Interit, të cilin e presin shumë sfida në të ardhmen dhe vëmëndja natyrisht do të përqëndrohet tek kampionati , kupa dhe Champions League. 29 gola dhe 28 asiste në 117 sfida janë përmbledhja e eksperiencës tre vjeçare tek Roma, gjatë të cilës u shëndërrua në një ndër më cilësorët në formacionin titullar dhe falë këtij suksesi do të ketë mundësinë për ta vijuar këtë rrugë tek gjigandët e Italisë.



