Real Madridi në garë për Soyunçu

Real Madridi në garë për Soyunçu

Me një progres tejet evident  i cili është konfirmuar me fitimin e La Ligas pa harruar se i mbetet finalja e Champions Leagues kundër Liverpoolit,  drejtuesit e Real Madridit po tregohen shumë vigjilentë në këto kohë duke e mbajtur mendjen gjithmonë nga merkatoja e verës.

Carlo Ancelotti e tregoi përsëri se është një ndër trainerët më të mirë të botës sepse  është afër fitimit të Champions Leagues së parë me ‘’ Galaktikët ‘’.  

Me Antonio Rudiger në prag të transferimit në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’, prapëseprapë mbrojtja e Real Madridit ka nevojë të fuqizohet dhe merkatoja e verës  pritet ti japë përgjigje shumë pikpyetjeve  .

Çaglar Soyunçu i Leicester City-t  po fiton gjithmonë e më tepër pretendentë dhe në këtë histori spanjollët do të sfidojnë Barcelonën dhe Manchester United.

Ishi i Milanit është i ndërgjegjshëm se në këto momente duhet ta mbajë shkelur gazin dhe të evitojë entuziazmin sepse e ardhmja do të jetë një sfidë më vete .

Me David Alaban , Eder Militaon dhe Nacho Fernandezin mbrojtja e ‘’ Los Blancos ‘’ nuk konsiderohet edhe aq e sigurtë dhe transferimi i turkut është shëndërruar në një prioritet .

26 vjeçari vijon të jetë i domosdoshëm për  Brendan Rodgers dhe i ka dhënë përparësi funksionimit të mbrojtjes së ‘’ The Foxes ‘’ por kur Real Madridi troket në derë, pothuajse gjithmonë karriera e lojtarëve merr një tjetër drejtim  dhe në rastin konkret duke iu referuar të tashmes së ‘’ Los Merengues ‘’, Çaglar Soyunçu mund të vendosë për tu larguar nga ‘’ King Power ‘’. 

Carlo Ancelotti karakterizohet  si një teknik që i merr me qetësi gjërat, aspekt që e ka shoqëruar drejt sukseseve por sezoni  vijues vjen shumë shpejt dhe çdo kundrakohë në lidhje me objektivat mund ti kushtojë shtrenjtë në të ardhmen skuadrës së tij , arsye që i përshpejton aksionet e drejtuesve në lidhje me merkaton.  

Katër vite tek Leicester City tashmë i kanë dhënë rezultatet për Çaglar Soyunçu për të cilin javët vijuese do të jenë tejet të rëndësishme sepse flitet për një ndër ekipet me të famshëm në botë.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy