Liverpool ka zyrtarizuar zgjatjen e bashkëpunimit me sulmuesin Diego Jota.
Futbollisti portugez, ka rinovuar kontratën e tij me skuadrën angleze deri në vitin 2027. Jota ka fituar besimin e trajnerit Jurgen Klopp dhe ka qenë tekniku gjerman, i cili ka dhënë miratimin e tij për zgjatjen e bashkëpunimit.
25-vjeçari u bashkua me Liverpool në vitin 2020 dhe nga ajo kohë, është aktivizuar në 54 ndeshje, ku ka arritur të shënojë edhe 24 gola.



